Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se ministrat e Jashtëm treguan një “dëshirë të qartë” për të forcuar një mision detar në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, Kallas tha se ata nuk kishin oreks për të zgjeruar mandatin e tyre në Ngushticën e Hormuzit për momentin, transmeton Telegrafi.

“Në diskutimet tona kishte një dëshirë të qartë për të forcuar këtë operacion, por për momentin, nuk kishte oreks për të ndryshuar mandatin e operacionit”, shtoi ajo.
Kjo vjen pas përsëritjes së thirrjes së Trump për kombet e tjera që të ndihmojnë SHBA-në.
Në anën tjetër, presidenti amerikan ka ripërsëritur se nuk e di nëse lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei është vrarë apo jo. /Telegrafi/





