Presidenti Donald Trump pati një vlerësim të vakët të gatishmërisë së presidentit francez Emmanuel Macron, për t’u bashkuar me një përpjekje për të siguruar kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.
“Kam folur me të. Ai ka qenë, në një shkallë nga zero deri në 10, do të thosha se ka qenë me tetë”, tha Trump gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
“Jo perfekt,” ngriti supet Trump, “por është Franca”, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan ka kritikuar aleatët e SHBA-së që po refuzojnë kërkesat e tij për ndihmë në policimin e rrugës ujore të kontestuar.
Franca ka thënë se është e gatshme të ofrojë mbështetje mbrojtëse për të shoqëruar anijet përmes ngushticës, kur të përfundojë “faza më intensive” e luftës.
Por Trump, edhe pse kërkon mbështetje nga aleatët, pretendoi gjithashtu se SHBA-të nuk kanë nevojë për ndihmën e tyre.
“Nuk i reklamoj fort, sepse qëndrimi im është se nuk kemi nevojë për askënd. Jemi kombi më i fortë në botë. Kemi ushtrinë më të fortë, deri tani, në botë. Nuk kemi nevojë për ta”, tha ai.
“Por është interesante: Pothuajse e bëj në disa raste, jo sepse kemi nevojë për ta, por sepse dua të di se si reagojnë”, shtoi ai. /Telegrafi/





