Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e lojtarëve për miqësoret e muajit mars kundër Francës (26 mars, Boston) dhe Kroacisë (31 mars, Orlando), që përbëjnë dritaren e fundit ndërkombëtare para Botërorit 2026.
Mes emrave të thirrur, spikat rikthimi i sulmuesit të ri Endrick, pas një mungese të gjatë nga kombëtarja.

19-vjeçari, aktualisht i huazuar te Lyon nga Real Madridi, nuk kishte luajtur për Brazilin që nga marsi i vitit 2025, në humbjen 4-1 ndaj Argjentinës në kualifikueset e Botërorit.
Mungesa e tij ka ardhur si pasojë e dëmtimeve, pak minutave në klubin e mëparshëm, dhe shqetësimeve për formën nën trajnerët e mëparshëm.
Gjatë huazimit te Lyon, Endrick ka shfaqur rikthim të fuqishëm, me 11 gola në 12 ndeshje, duke rigjetur besimin dhe ritmin e lojës.
Përveç tij, në listë janë edhe yjet e Real Madridit, Vinicius Junior, dhe e sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, që do të përfaqësojnë Brazilin në këto miqësore. /Telegrafi/





