Joao Cancelo zhvilloi një nga paraqitjet e tij më të mira me Barcelonën në fitoren 5-2 ndaj Sevillas, që nga momenti kur u rikthye te skuadra katalanase në formë huazimi nga Al-Hilal gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Mbrojtësi portugez duket se më në fund është përshtatur plotësisht me sistemin e trajnerit Hansi Flick. Strategu gjerman e sheh Cancelo si një zgjidhje ideale në krahun e majtë të mbrojtjes, veçanërisht pas lëndimit të Alejandro Baldes.
Sipas raportimeve të “Diario Sport”, 31-vjeçari tashmë synon të përfitojë nga momenti i mirë për të bindur Barcelonën që të sigurojë transferimin e tij të përhershëm gjatë verës.

Cristiano Ronaldo te Chelsea? Fabrizio Romano komenton spekulimet e fundit të yllit portugez
Cancelo është nën kontratë me Al-Hilal deri në vitin 2027, por thuhet se është i gatshëm të ndërpresë marrëveshjen me klubin arab dhe të heqë dorë nga një pjesë e konsiderueshme e pagës së tij vetëm për të vazhduar aventurën te Barcelona për herë të dytë.
Ish-lojtari i Manchester Cityt ka shprehur vazhdimisht admirimin e tij për klubin katalanas, gjë që ishte edhe një nga arsyet kryesore pse Barcelona vendosi ta rikthejë në skuadër.
Tani ai synon të japë kontribut të madh për Barcelonën në ndeshjet e ardhshme në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/





