Orari i xhiros së 25-të në Superligë, derbi zhvillohet në Podujevë

Albi Mall Superliga nuk do të pushojë dhe xhiro e 25-të do të zhvillohet në mesjavë. Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet, derisa Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar tanimë orarin. Ferizaj dhe Prishtina do të takohen të martën...

Sport

Albi Mall Superliga nuk do të pushojë dhe xhiro e 25-të do të zhvillohet në mesjavë.

Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet, derisa Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar tanimë orarin.

Ferizaj dhe Prishtina do të takohen të martën me fillim nga ora 13:00, derisa po këtë ditë luajnë edhe Drenica dhe Malisheva në Skenderaj.

Të mërkurën derbi i kësaj xhiro zhvillohet në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Gjilanit.

Sfida shumë interesante pritet të jenë edhe ato mes Dritës dhe Dukagjinit si dhe Prishtinës së Re dhe Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 25-të zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/