Forcat Ajrore Izraelite goditën dhe shkatërruan aeroplanin e ish-udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei në aeroportin Mehrabad të Teheranit gjatë natës, ka njoftuar ushtria.
IDF tha se aeroplani ishte përdorur nga Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë “për të çuar përpara prokurimin ushtarak dhe për të menaxhuar marrëdhëniet me vendet e boshtit përmes fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare”.
Ushtria shtoi se shkatërrimi i “asetit strategjik” është një goditje ndaj “aftësive koordinuese” të Iranit “ndërtimit të fuqisë ushtarake dhe aftësive të regjimit për rehabilitim”.
Ndryshe, më herët këtë muaj, Forcat Ajrore Izraelite goditën dhe shkatërruan 16 aeroplanë në aeroportin Mehrabad.
Sipas tyre, ata ishin përdorur nga Forca Quds, krahu i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, për të dërguar armë dhe para në dorë të grupeve terroriste, kryesorja ndër të cilat Hezbollahu në Liban.
Sipas ushtrisë, Irani kishte zhvendosur disa nga aeroplanët në zonat e magazinimit për aeroplanë jashtë shërbimit, në një përpjekje për ta bërë më të vështirë për Izraelin identifikimin e tyre. /Telegrafi/






