Kompania Google ka prezantuar një teknologji të re që do t’i bëjë telefonat Android më të shpejtë dhe më efikas në përdorimin e energjisë.
Ky përmirësim bëhet përmes sistemit të quajtur Automatic Feedback‑Directed Optimization (AutoFDO), i cili optimizon kodin e sistemit bazuar në mënyrën reale të përdorimit të pajisjes.
Ndryshe nga metodat e mëparshme që bazohej në supozime, AutoFDO mëson nga sjellja e përdoruesit dhe i jep sistemit mundësinë të funksionojë më shpejt dhe me më pak konsum të energjisë.
Hapje aplikacionesh deri në 4.3 për qind më shpejt
Fillim më të shpejtë të pajisjes rreth 2.1 për qind
Përdorim më efikas të procesorit, që ndihmon në zgjatjen e baterisë
Përgjigje më të shpejtë të sistemit dhe ndërmjet aplikacioneve
Ky optimizim është i integruar në nivelin bazë të Android-it, duke prekur të gjithë funksionet kyçe të telefonit, pa kërkuar ndërhyrje nga përdoruesi.
Google po e sjell këtë risi për versionet e fundit të Android, duke përfshirë Android 15 dhe 16, si dhe për versionet e ardhshme.
Ekspertët e teknologjisë vlerësojnë se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të performancës së telefonave Android dhe zgjatjes së jetës së baterisë, veçanërisht për përdoruesit që kërkojnë pajisje më të shpejta dhe më efikase. /Telegrafi/






