Prodhimi i Honda Prologue mund të ndalet? Reagon marka

Honda është në një situatë të vështirë me automjetet e saj elektrike. Kompania njoftoi së fundmi se do të anulojë tre automjete elektrike që ishin tashmë në zhvillim e sipër, përfshirë Acura RSX të prezantuar së fundmi. Tani ka thashetheme se Honda m...

Teknologji

Honda është në një situatë të vështirë me automjetet e saj elektrike.

Kompania njoftoi së fundmi se do të anulojë tre automjete elektrike që ishin tashmë në zhvillim e sipër, përfshirë Acura RSX të prezantuar së fundmi.

Tani ka thashetheme se Honda mund të përfundojë duke anuluar edhe Prologue.

Raportohet se Honda do të ndërpresë prodhimin e SUV-it Prologue në dhjetor.

Prologue, siç mund ta mbani mend, bazohet në platformën Ultium të GM-së, e cila është gjithashtu baza e Acura ZDX, e cila tani nuk prodhohet më, dhe një numri të vogël modelesh Chevrolet.

Megjithatë, marka i mohoi këto thashetheme.

Një zëdhënës i kompanisë tha: “Janë thjesht spekulime. Prologue mbetet në linjën tonë”. /Telegrafi/