Khamenei kishte dyshime për aftësitë e djalit të tij si udhëheqës, zbulon inteligjenca amerikane

Informacioni i Shteteve të Bashkuara i ndarë me presidentin e SHBA-së Donald Trump tregoi se udhëheqësi i ndjerë suprem i Iranit, Ali Khamenei, kishte dyshime në lidhje me djalin e tij, Mojtaba Khamenei, që do ta pasonte atë si udhëheqësi më i lartë ...

Bota

Informacioni i Shteteve të Bashkuara i ndarë me presidentin e SHBA-së Donald Trump tregoi se udhëheqësi i ndjerë suprem i Iranit, Ali Khamenei, kishte dyshime në lidhje me djalin e tij, Mojtaba Khamenei, që do ta pasonte atë si udhëheqësi më i lartë i vendit.

Frika e plakut Khameini buronte nga perceptimi se Mojtaba “nuk ishte shumë i zgjuar dhe shihej si i pakualifikuar për të qenë udhëheqës” dhe nga një vetëdije se Mojtaba kishte “probleme në jetën e tij personale”, sipas burimeve, të cilat thuhet se përfshijnë njerëz brenda administratës Trump, komunitetit të inteligjencës amerikane dhe figura të afërta me presidentin.

Në një referencë të mundshme ndaj inteligjencës për të cilën thuhet se ishte informuar, Trump i tha Fox News në një intervistë të premten se Mojtaba “nuk është dikush që babai e donte”.

Raportohet se Trump u ka përcjellë njerëzve të besuar se ai mendon se Irani është “në thelb pa udhëheqës tani, me Khamenein e ri ndoshta të vdekur”, dhe Shtëpia e Bardhë beson se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit mban autoritetin parësor në vend, sipas raportit të CBS.

Ndryshe, Mojtaba Khamenei u zgjodh fundjavën e kaluar nga këshilli i klerikëve fetarë të Iranit për t’u bërë udhëheqësi i ri suprem, pasi babai i tij u vra në një sulm raketor izraelit.

Besohet se edhe djali ishte plagosur në sulmin që vrau të atin. /Telegrafi/