Një çift në Angli ndërtoi një park në mënyrë që qentë me aftësi të kufizuara "të mund të jetonin jetën e tyre më të mirë"

Në fshatrat e qeta të Lincolnshire të Anglisë, një çift ka krijuar një park të veçantë për qentë me aftësi të kufizuara, duke u dhënë atyre mundësinë të jetojnë më lirshëm.

Projekti drejtohet nga organizata bamirëse Broken Biscuits, e cila kujdeset për qen të plagosur ose të paralizuar.

Në këtë park, qentë mësojnë të përdorin karrocat e tyre të posaçme në një pistë asfalti, duke kaluar pengesa dhe duke u mësuar të lëvizin me shpejtësi.