Elijona përballë pyetjes për dajën, refuzon të zbulojë detaje

Finalistja e dytë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona, gjatë një interviste së fundmi ka ndarë disa komente lidhur me raportin e saj me dajën.

Megjithatë, ajo u shpreh se për këtë pjesë të jetës së saj nuk dëshiron të flasë më shumë dhe preferon ta mbajë larg vëmendjes publike.

Kujtojmë se gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, historia familjare e Elijonës u komentua gjerësisht në publik.

Screenshot/YouTube

Në atë kohë, daja i saj kishte bërë akuza ndaj saj, duke thënë se ajo po mbronte “dhunuesin e motrës së tij”, duke iu referuar babait të saj.

Kjo situatë nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku historia e saj familjare u diskutua dhe u komentua gjerësisht nga publiku.

“Rrëfim i pavërtetë” – Shokon daja i Elijonës: Dhuna që babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd, çoi te divorci