Ndryshe nga presidentët e kaluar, Trumpi e mbajti dhe e realizoi premtimin për të eliminuar armiqtë tanë

Nga: Douglas Murray / New York Post Përkthimi: Telegrafi.com

Ndoshta kemi harruar se si është kur politikanët veprojnë sipas premtimeve të veta.

Ndoshta edhe armiqtë tanë e kanë harruar këtë.

Për dekada me radhë, presidentët amerikanë – demokratë dhe republikanë – kanë thënë se diktatura teokratike në Iran nuk mund të ketë armë bërthamore.

Për dekada, po këto administrata janë mashtruar nga ajatollahët.

Negociatorët amerikanë – si dhe homologët e tyre evropianë – kanë kaluar vite të tëra në negociata.

Dhe, çdo herë, qeveria revolucionare në Iran është afruar më shumë drejt bombës.

Por, jo këtë herë.

Siç e përshkroi i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, në një intervistë për Fox News këtë javë, edhe gjatë negociatave të muajit të kaluar, iranianët po luanin lojërat e tyre të vjetra.

Delegacioni iranian u ul përballë Witkoffit dhe Jared Kushnerit dhe u mburr me sasinë e uraniumit të pasuruar që kishin.

Delegacioni iranian donte që Amerika ta dinte se ata kishin kapacitetin për të prodhuar të paktën 11 bomba bërthamore brenda pak ditësh.

Ndoshta iranianët ishin mësuar me qeveri të huaja të dobëta dhe joefektive.

Ndoshta ata menduan se kjo administratë ishte si të gjitha paraardhëset e saj.

Ndoshta ata paramenduan se kjo administratë në Uashington ishte si të gjitha ato qeveri në Paris dhe Londër që thoshin se ishin kundër asaj që fanatikët e çmendur të kishin armë bërthamore, por që kurrë nuk kishin ndërmend të bënin diçka për këtë – përveçse të uleshin rreth një tavoline tjetër konferencash në Gjenevë.

Mësime të nxjerra

Tani, regjimi në Iran më në fund ka mësuar një mësim.

Siç tha një editorial i gazetës “The Post” fundjavën e kaluar, kritikët e Trumpit pëlqenin ta tallnin atë me akronimin “TACO” [Trump Always Chickens Out – Trump gjithmonë zbythet nga frika].