Çitaku: Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje

Nacionale

<div><div><img width="526" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826632-citaku-adresa-e-pergjegjesise-eshte-e-qarte-kristal-refuzimi-i-lvv-se-per-marreveshje.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="citaku:-adresa-e-pergjegjesise-eshte-e-qarte-kristal:-refuzimi-i-lvv-se-per-marreveshje" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="526" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826632-citaku-adresa-e-pergjegjesise-eshte-e-qarte-kristal-refuzimi-i-lvv-se-per-marreveshje.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="citaku:-adresa-e-pergjegjesise-eshte-e-qarte-kristal:-refuzimi-i-lvv-se-per-marreveshje"></p>Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, ka thënë se egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh “Egot politike dhe ambicia e</div>

Madhësia e shkronjave

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, ka thënë se egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh
“Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh. Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik. Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar. Është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë. Kjo liri dhe kjo Republikë nuk guxojnë të shpërdorohen”, ka shkruar ajo.