Erion Veliajt i përkeqësohet gjendja shëndetësore, pritet t’i nënshtrohet një operacioni tjetër

Nacionale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, pas përkeqësimit të gjendjes së saj. Sipas raportimit të televizionit Top Channel, pas një ekzaminimi të kryer të shtunën në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar Veliajt kryerjen e një operacioni tjetër, transmeton Telegrafi. Dyshimet […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, pas përkeqësimit të gjendjes së saj.

Sipas raportimit të televizionit Top Channel, pas një ekzaminimi të kryer të shtunën në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar Veliajt kryerjen e një operacioni tjetër, transmeton Telegrafi.

Dyshimet për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këmbës së tij lidhen me vonesat në kryerjen e ekzaminimeve dhe moslejimin e tij për t’u kontrolluar në kohën e duhur, si dhe në spitalin që kishte kërkuar./TCH/

Komentet