Sekuestrohen 77 kilogramë k****** në Shkodër, Policia e Shtetit publikon pamjet nga aksioni

Nacionale

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga operacioni “Polinomi 2”, i zhvilluar në Shkodër, ku janë sekuestruar rreth 77 kilogramë k******, armë zjarri dhe municion, ndërsa dy persona janë arrestuar dhe një 24-vjeçar është shpallur në kërkim. Operacioni është finalizuar pas katër muajsh hetime me metoda proaktive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga operacioni “Polinomi 2”, i zhvilluar në Shkodër, ku janë sekuestruar rreth 77 kilogramë k******, armë zjarri dhe municion, ndërsa dy persona janë arrestuar dhe një 24-vjeçar është shpallur në kërkim.

Operacioni është finalizuar pas katër muajsh hetime me metoda proaktive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë.

Në pranga kanë rënë dy vëllezër, një 49-vjeçar nga fshati Abat dhe një 57-vjeçar nga fshati Grudë e Re. Ndërkaq, në kërkim është shpallur djali i 57-vjeçarit, 24 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike c******* Sativa.

Ndërsa në banesën e 57-vjeçarit janë sekuestruar rreth 66.8 kilogramë k******, një pistoletë me krehër dhe fishekë, një pushkë pneumatike, municion për armë zjarri dhe armë gjahu, si dhe aksesorë armësh.

Policia ka sekuestruar gjithashtu një shkop metalik, dy radio marrëse-dhënëse, një peshore elektronike, dy kamera dhe një monokular.

Sipas Policisë së Shtetit, operacioni “Polinomi 2” është vazhdim i operacionit “Polinomi”, ndërsa vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive të dyshuara kriminale. /Telegrafi/

Komentet