Shpërthim me e******** në një automjet tip “Benz” në një garazh në Lezhë

Nacionale

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate në ambientet e një garazhi në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës. Policia njofton lënda plasëse në një automjet tip “Benz”, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet […]

Madhësia e shkronjave

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate në ambientet e një garazhi në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës. Policia njofton lënda plasëse në një automjet tip “Benz”, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. (A2 Televizion)

Komentet