Supermakina elektrike Yangwang U9 Xtreme e prodhuesit kinez BYD është përfshirë në një aksident të rëndë gjatë testimeve në shpejtësi të lartë në Kinë.
Pamjet e publikuara më 2 nëntor në rrjetet sociale tregojnë veturën të dëmtuar rëndë, pasi dyshohet se humbi kontrollin në pistë dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.
– YouTube www.youtube.com
Përplasja ishte aq e fuqishme sa që boshti i pasmë dhe pjesë të sistemit të tij u shkëputën plotësisht nga vetura.
Megjithatë, shoferi testues raportohet se arriti të dalë nga rrënojat pa pësuar lëndime serioze.
Yangwang U9 Xtreme, me katër motorë elektrikë dhe plot 2,977 kuaj fuqi, konsiderohet vetura elektrike serike më e shpejtë në botë, pasi kishte arritur shpejtësinë prej 496.22 km/h.