Man Utd vëzhgon katër yje të Dortmundit

Sport

Gjigant anglez, Manchester United synon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka etiketuar disa nga objektivat e tij. Sipas mediumit TEAMtalk, Manchester United dërgoi vëzhgues për ndeshjen e barazimit 2-2 të Bayern Munich me Borussia Dortmund për të vlerësuar katër lojtarë, ndërsa po shqyrtojnë përforcimet e mundshme. Sulmuesi Serhou Guirassy, mesfushorët Jobe […]

Madhësia e shkronjave

Gjigant anglez, Manchester United synon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka etiketuar disa nga objektivat e tij.

Sipas mediumit TEAMtalk, Manchester United dërgoi vëzhgues për ndeshjen e barazimit 2-2 të Bayern Munich me Borussia Dortmund për të vlerësuar katër lojtarë, ndërsa po shqyrtojnë përforcimet e mundshme.

Sulmuesi Serhou Guirassy, mesfushorët Jobe Bellingham dhe Felix Nmecha , dhe mbrojtësi i majtë Daniel Svensson thuhet se janë të gjithë në radarin e United.

Klubi i ka ndjekur tre të parët për njëfarë kohe, megjithëse marrëveshjet për lojtarët kryesorë të Dortmundit do të ishin të vështira dhe të kushtueshme për t’u përfunduar.

Svensson po konsiderohet si një zgjidhje e mundshme në pozicionin e mbrojtësit të majtë, me United që ende po shqyrton alternativa pasi humbi mundësinë për të transferuar Leëis Hall të Newcastle.

Një transferim për mbrojtësin suedez shihet më shumë si një mundësi verore sesa si një prioritet i janarit.

Arsenali, Manchester City, Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami u përfaqësuan gjithashtu me vëzhgues në ndeshjen e Bundesligës, duke theksuar konkurrencën për disa nga yjet përpara afateve të ardhshme të transferimeve. /Telegrafi/

Komentet