Bejta ka surprizuar publikun gjatë Prime-it të së hënës në Big Brother VIP Kosova, kur për herë të parë u shfaq pa syzet me të cilat është identifikuar që nga fillimi i karrierës së tij.
Vendimi erdhi pas kërkesës së nënës së tij, e cila dëshironte ta shihte të birin pa këtë aksesor që është bërë pjesë e pandashme e imazhit të tij publik.
Megjithatë, ajo që fillimisht u duk si një moment emocional brenda spektaklit, mori një tjetër kuptim menjëherë pas Prime-it.
– YouTube www.youtube.com
Kjo pasi Bejta publikoi videoklipin e tij më të ri, të titulluar “Dera”, në të cilin shfaqet pa syze.
Për këtë arsye, momenti në spektakël nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut e konsideroi heqjen e syzeve si një veprim të menduar paraprakisht, që lidhej me promovimin e projektit të ri muzikor.
Syzet kanë qenë ndër elementet më të dallueshme të paraqitjes së Bejtës ndër vite, duke u shndërruar në një pjesë të identitetit të tij artistik.
Prandaj, shfaqja pa to në televizion dhe më pas në videoklipin e ri nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
– YouTube www.youtube.com
Kështu, ajo që nisi si një kërkesë e nënës së tij në shtëpinë e Big Brotherit, u shoqërua me publikimin e një projekti të ri muzikor, duke e kthyer këtë moment në një nga temat e komentuara pas Prime-it. /Telegrafi/