Veliaj akuzon Ramën për presion politik

Nacionale

“Kam më shumë dinjitet se kryeministri, Gogu më kërkoi dorëheqjen” Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga paraburgimit të Fierit ka shkuar një letër, në të cilën akuzon publikisht kreun e qeverisë, Edi Rama, se përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, i ka kërkuar dorëheqjen. Në letrën publike, Veliaj tregon versionin e tij nga takimi me […]

Madhësia e shkronjave

“Kam më shumë dinjitet se kryeministri, Gogu më kërkoi dorëheqjen”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga paraburgimit të Fierit ka shkuar një letër, në të cilën akuzon publikisht kreun e qeverisë, Edi Rama, se përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, i ka kërkuar dorëheqjen.

Në letrën publike, Veliaj tregon versionin e tij nga takimi me ministrin Gogu. Veliaj shprehet se Gogu e takoi të premten rreth orës 22:30, për t’i përcjellë tre kushte, që sipas tij ishin të adresuara nga kryeministri Edi Rama, të cilit kryebashkiaku i Tiranës i referohet vetëm si “R”.

Kryebashkiaku Veliaj pretendon se i është bërë presion për të pranuar përgjegjësinë në organizimin ose financimin e protestave të njohura si ato të “flamingove” dhe të studentëve. Sipas versionit të tij, në rast refuzimi, ndaj tij do të rëndoheshin akuzat me atë të “prishjes së rendit kushtetues”, vepër për të cilën mund të përballej me një dënim deri në 100 vite burg.

Veliaj thotë se gjatë takimit i janë paraqitur edhe dy kërkesa të tjera: të largohej nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke ia kaluar kompetencat Arbër Hajdarit, si dhe të ndërpriste përfaqësimin ligjor nga avokati Plarent Ndreca.

Në reagimin e tij publik, Veliaj i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për pretendimet që e lidhin me organizimin apo financimin e protestave. Ai shprehet se ka më shumë dinjitet se kreu i qeverisë, duke theksuar se deklaratat e tij për atë që ka ndodhur gjatë takimit nuk përbëjnë një sulm ndaj “shtëpisë socialiste”. Megjithatë, Veliaj nënvizon se nuk do të lejojë që dinjiteti i tij të cenohet apo të përdoret si objekt presioni.

Nga ana tjetër ministri Gogu pretendon se lajmet që qarkullojnë në portale dhe rrjetet sociale janë të pavërteta.

Veliaj u transferua në burgun e Fier më 28 tetor. Që prej shkurtit 2025 ai qëndroi në paraburgimin e Durrësit. Pas transferimit Veliaj reagoi menjëherë në rrjetet sociale duke e cilësuar transferimin të detyruar./Tv Klan

Komentet