Një moment emocional është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku Arlinda Morina, është prekur gjatë festës së Halloweenit.
Regjisorja u pa në shoqërinë e Anjezës dhe Antonetës, në një moment kur të tria po festonin të veshura dhe të transformuar për këtë rast.
Gjatë bisedës, Arlindës iu krijua përshtypja se vajzat po e përqeshnin dhe po talleshin me pamjen e saj, gjë që duket se e preku emocionalisht.
Foto: Screenshot/YouTube
Më vonë, në dhomën e rrëfimit, ajo u shfaq duke qarë, duke treguar se situata i kishte zgjuar kujtime nga e kaluara, për ankthin e bullizimin.
Gjatë Prime të dytë, Arlinda foli për atë që kishte ndodhur dhe sqaroi se nuk besonte që Anjeza dhe Antoneta kishin pasur qëllim ta lëndonin.
“Faktikisht vajzat nuk e kanë pasur atë qëllim, m’u duk ashtu, nuk e di si e mora”, u shpreh ajo.
Foto: Screenshot/YouTube
Tutje, tregoi se komentet dhe të qeshurat rreth pamjes së saj kishin ndikuar në mënyrën se si ishte ndier në atë moment.
“E qeshura, si të është bërë fytyra, ashtu duhet të dukesh. Ia nisën kanë tentuar si të ma fshinin, mandej u preka”, rrëfeu Arlinda mes tjerash. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com