MPB njofton se është kryer bastisje në Shkup, ku janë zbuluar armë, fishekë.
“SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S. (33) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese” dhe “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Më 01.10.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera që i përdor i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një bombë dore „M75“, një pistoletë „Cërvena Zastava“ e kalibrit 7,65 mm me karikator, një pistoletë „Bereta“ me karikator dhe m********”, thonë nga MPB./Telegrafi/