Big Brother VIP Kosova ka nisur furishëm, me dinamika të shumta, debate dhe diskutime mes banorëve, të cilët që në ditët e para kanë filluar të krijojnë situata të ndryshme brenda shtëpisë.
Megjithatë, përtej përballjeve dhe garës për çmimin e madh, banorët janë parë edhe në momente nga përditshmëria e tyre, duke shijuar ushqimet dhe gjërat e vogla që kanë në dispozicion brenda shtëpisë.
Njëra prej tyre është edhe Anjeza, e cila është parë duke konsumuar patatina Vipa Chips. Ajo dukej se po i shijonte mjaft shumë, teksa ky moment është kapur nga kamerat që përcjellin vazhdimisht çdo lëvizje të banorëve.
Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms
Madje, njëra prej banoreve e pyeti nëse po i pëlqenin patatinat që kishte në duar, ndërsa Anjeza u përgjigj se i shijonin shumë. Ajo theksoi se ato me shije domateje madje ishin të preferuarat e saj.
Në diskutim për këto patatina u përfshi edhe Fuego, i cili theksoi se i pëlqenin veçanërisht për faktin se ishin të njelmëta.
Këto momente të zakonshme nga jeta brenda shtëpisë shpesh bëhen pjesë e vëmendjes së publikut, pasi krahas debateve dhe situatave që krijojnë banorët, shikuesit kanë mundësi të shohin edhe anën e tyre më të përditshme.
Ndërkohë, gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh vazhdon, ndërsa mbetet të shihet se çfarë dinamikash të tjera do të sjellin ditët në vijim për banorët e këtij edicioni.