Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës në Gjermani përshkallëzuan në përleshje dhe akte dhune, pasi grupe protestuesish të maskuar shkatërruan vitrina dyqanesh dhe plaçkitën mallra në Frankfurt.
Demonstratat u organizuan nga iniciativa rinore “Gen Z regelt”, me protesta në më shumë se 30 qytete të vendit.
🔴 🇩🇪 ALLEMAGNEURGENT Des pillages sont en cours à Francfort.Situation tendue. À suivre.#Frankfurt #Francfort #31October2026 https://t.co/uMGMbeH7W4
— Geocrises FR (@geocrises) October 31, 2026
Të rinjtë kërkuan më shumë investime në arsim, shëndetësi, mbrojtjen e klimës dhe kushte më të përballueshme jetese, ndërsa kundërshtuan rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Sipas organizatorëve, në protesta morën pjesë dhjetëra mijëra persona.
Megjithatë, situata u tensionua në mbrëmje, kur disa grupe refuzuan të shpërndaheshin.
Në Frankfurt, protestuesit hodhën gurë, fishekzjarrë dhe bomba me sprej ndaj policisë.
Autoritetet njoftuan gjithashtu se disa persona kishin vjedhur armë nga një dyqan armësh, të cilat më vonë u gjetën.
– YouTube www.youtube.com
Policia raportoi edhe për hedhje të koktejve Molotov dhe sulme me gurë e shishe ndaj efektivëve.
Përleshje pati edhe në Berlin, Këln dhe Hamburg. Në këtë të fundit, protestuesit dogjën barrikada dhe hodhën mjete piroteknike drejt policisë, e cila ndërhyri me topa uji dhe gaz lotsjellës.
🇩🇪 #GenZRegelt in Frankfurt am Main: https://t.co/lzftD9TKjb
— Nachrichten (@NewsFokus) October 31, 2026
Më herët gjatë ditës, protestat kishin qenë kryesisht paqësore. Në Berlin, të rinjtë u mblodhën pranë Portës së Brandenburgut, duke kërkuar më shumë investime në arsim dhe banesa.
“Ne kërkojmë më shumë para për shërbimet sociale, arsimin dhe mbrojtjen e klimës, sepse bëhet fjalë për të ardhmen tonë”, deklaroi një nga organizatoret e reja.
Studentë të tjerë ngritën shqetësime për gjendjen e shkollave, mungesën e mësuesve dhe kushtet e këqija të objekteve arsimore.