Lily Allen ka shënuar një vit nga publikimi i albumit të saj “West End Girl”, me të cilin u rikthye në muzikë pas ndarjes nga aktori David Harbour.
Këngëtarja 41-vjeçare e festoi përvjetorin përmes disa fotografive në Instagram, ku pozoi me një fustan të shkurtër të artë me shkëlqim dhe prezantoi flokët e saj të rinj më të errët me balluke.
Ajo u shpreh mirënjohëse ndaj fansave për mbështetjen dhe e cilësoi këtë rrugëtim si një ëndërr, shkruan DailyMail.
Albumi përmban 14 këngë që trajtojnë me sinqeritet fundin e martesës së saj katërvjeçare me aktorin.
Aktualisht, Lily po zhvillon turneun ndërkombëtar “West End Girl”, i cili shënon turneun më të madh të karrierës së saj.
Javën e kaluar, këngëtarja u detyrua të anulonte koncertin në Auckland të Zelandës së Re, më pak se 24 orë para shfaqjes, për shkak të një infeksioni viral.
Ajo kërkoi falje ndaj fansave dhe bëri të ditur se biletat do të rimbursoheshin. /Telegrafi/