13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë dhe Shtip. Gjatë kontrolleve, policia u ka gjetur dhe konfiskuar m********, materie të bardhë pluhur dhe në formë kokrrizash, tableta dhe sende me përmbajtje pluhuri.
Nëntë persona janë arrestuar vetëm në Shkup, pasi tek ata janë gjetur m******** dhe materie të dyshuara narkotike. Në burgun e Prilepit, gjatë kontrollit të një të burgosuri 32-vjeçar, janë gjetur materie pluhur, disa tableta me ngjyra të ndryshme dhe sende me përmbajtje pluhuri.
“Po të njëjtën ditë, në orën 21:00, në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Kamjan e kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga fshati Pirok, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar m********. Ai është mbajtur në stacion policor”.
Ndërsa në Demir Kapi, policia ka privuar nga liria një 29-vjeçar nga fshati Koreshnicë, tek i cili janë gjetur materie e bardhë pluhur dhe një tabletë. Rast tjetër, sipas MPB-së, është regjistruar edhe në Shtip, ku një 26-vjeçar nga Shkupi është kapur duke konsumuar m********.
Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të parashtrohen kallëzime përkatëse.