LIVE: Nata e parë e Big Brother VIP Kosova 5

Magazina

Ka nisur spektakli i madh i “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili sonte vjen me edicionin e tij të pestë, duke sjellë emocione, surpriza dhe emra të njohur të skenës shqiptare. Plot 20 banorë VIP pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë që në natën e parë, për të nisur […]

Madhësia e shkronjave

Ka nisur spektakli i madh i “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili sonte vjen me edicionin e tij të pestë, duke sjellë emocione, surpriza dhe emra të njohur të skenës shqiptare.

Plot 20 banorë VIP pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë që në natën e parë, për të nisur kështu rrugëtimin e tyre në garën që do t’i mbajë nën vëzhgimin e kamerave 24 orë në ditë.

Kush do të jenë banorët e këtij edicioni? Çfarë surprizash ka përgatitur produksioni dhe si do të zhvillohet nata e parë?

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar hap pas hapi për çdo zhvillim, hyrje të banorëve, deklaratë dhe ngjarje të rëndësishme nga nata e parë e “Big Brother VIP Kosova 5”. Na ndiqni për të gjitha detajet në kohë reale!

30/10/2026 21:20-Nis zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova

Ka nisur zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova.

Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, spektakli ka zbuluar deri më tani edhe opinionisten e parë të këtij edicioni, Rudina Dembacajn.

30/10/2026 21:25-Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani, opinionistët e BBVK 5

Në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova, opinionistët janë Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani, të cilët do të komentojnë dhe analizojnë zhvillimet brenda shtëpisë.

30/10/2026 21:29-Shtëpia e BBVK 5 hap dyert!

Prezantohen ambientet e shtëpisë ku banorët do të kalojnë aventurën e tyre gjatë këtij edicioni.

Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.

30/10/2026 21:34-Arlinda Morina, banorja e parë e BBVK 5!

Regjisorja dhe aktivistja bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë. Ajo paralajmëroi se fillimisht do t’i irritojë banorët, por më pas do ta duan.

30/10/2026 21:38-Antoneta Koçi, banorja e dytë e BBVK 5!

Moderatorja dhe gazetarja i bashkohet shtëpisë më të famshme, duke treguar se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për shkak të karrierës dinamike. Ajo paralajmëroi se do t’u përgjigjet banorëve pa u dridhur qerpiku.

30/10/2026 21:41-Nichi, banori i tretë i BBVK 5!

23-vjeçari, i lindur në Amerikë dhe i rritur në Prishtinë, vendosi t’i bashkohet këtij edicioni për t’i treguar publikut një anë tjetër të vetes, të cilën nuk e kanë parë më parë.

30/10/2026 21:41-Bejta, banori i katërt i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5!

Këngëtari Bejta është banori i katërt që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5!

30/10/2026 21:49-Anjeza Gubetini, banorja e radhës e BBVK 5!

Moderatorja i bashkohet shtëpisë më të famshme, duke treguar se ka hyrë në këtë eksperiencë për ta shijuar çdo moment dhe për t’u argëtuar.

30/10/2026 21:58-Fatlum Dreshaj, banori i radhës i BBVK 5!

Ai jeton në Gjermani dhe është boksier profesionist. Tashmë, ai nis një sfidë të re, këtë herë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Komentet