Pakënaqësi te Barcelona me Hansi Flickun, zbulohet çfarë po i pengon lojtarët

Sport

Disa futbollistë të Barcelonës kanë rezerva ndaj mënyrës se si trajneri Hansi Flick e organizon rikuperimin e skuadrës, veçanërisht insistimit të tij që lojtarët të qëndrojnë në hotele ndërmjet ndeshjeve, raporton gazetari Xavi Hernandez Navarro i mediumit ARA. Kjo çështje raportohet se u bë më e ndjeshme pas fitores 5-2 ndaj Real Betisit, kur kushtet […]

Madhësia e shkronjave

Disa futbollistë të Barcelonës kanë rezerva ndaj mënyrës se si trajneri Hansi Flick e organizon rikuperimin e skuadrës, veçanërisht insistimit të tij që lojtarët të qëndrojnë në hotele ndërmjet ndeshjeve, raporton gazetari Xavi Hernandez Navarro i mediumit ARA.

Kjo çështje raportohet se u bë më e ndjeshme pas fitores 5-2 ndaj Real Betisit, kur kushtet e rënda atmosferike penguan kthimin e skuadrës me avion.

Flick vendosi që ekipi të kalonte natën në Sevilje, ndonëse kapitenët preferonin të prisnin në aeroport.

Skuadra u kthye në Barcelonë të nesërmen, ndërsa vetëm dy ditë më vonë udhëtoi drejt Parisit.

Pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit, Flick foli për mungesën e freskisë fizike te futbollistët.

Megjithatë, disa lojtarë mendojnë se qëndrimi në shtëpi, pranë familjeve dhe në ambientin e tyre të zakonshëm, mund të jetë më i dobishëm për rikuperimin sesa fjetja në hotel.

Barcelona kërkon transferime në mbrojtje, dy emra të mëdhenj në listën e Flickut

Kjo nuk është hera e parë që diskutohet kjo çështje në Barcelonë.

Ish-kapitenët Carles Puyol dhe Xavi kishin kërkuar më parë që të reduktoheshin qëndrimet e panevojshme të skuadrës jashtë shtëpisë./Telegrafi/

Komentet