Paris Saint-Germaini ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Le Havres, duke e mposhtur me rezultat 5-1 të premten mbrëma, në kuadër të xhiros së nëntë të Ligue 1 të Francës.
Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte mbrojtësi maroken Achraf Hakimi, i cili zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke realizuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime.
27-vjeçari ishte vendimtar në suksesin e parisienëve, pasi shënoi golin e dytë, të tretë dhe të pestë të skuadrës së tij.
Përveç golave, Hakimi asistoi edhe në realizimet e Mika Godts dhe Senny Mayulu, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në të pesë golat e PSG-së.
Golin e vetëm për Le Havren e realizoi Josh Maja, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e thellë ndaj kampionëve francezë.
Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini vazhdon të kryesojë në Ligue 1 me 20 pikë, ndërsa Le Havre mbetet në fund të tabelës me vetëm dy pikë.
Për Hakimin, kjo paraqitje e konfirmon formën e mirë në këtë edicion, ku deri më tani ka regjistruar tri gola dhe tri asistime./Telegrafi/