Një person në Kosovë ka raportuar në Polici se ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese dhe nxitëse të urrejtjes në rrjetin social Facebook.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 tetor 2026.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Speciale, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Rasti është iniciuar si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/
“Lokacioni nn – 29.10.2026 – Koha nn. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se ka pranuar në rrjetin social facebook mesazh me përmbajtje kërcënuese dhe nxitjes së urrejtjes. Është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/