Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo pozitë.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila njoftoi se Albin Kurti e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të drejtorit të Përgjithshëm, Gazmend Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra.
Gazmend Hoxha jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë
Sipas njoftimit, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/