Vëllai i Madh kumton njoftimin e rëndësishëm për tre banorët e parë të Big Brother VIP Kosova 5

Magazina

Arlinda Morina, Antoneta Koci dhe reperi Nichi janë tre banorët e parë që kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, një natë para nisjes së spektaklit të madh. Pas hyrjes së tyre, Vëllai i Madh u ka komunikuar rregullat që do të vlejnë për këtë fazë të veçantë, duke u bërë të […]

Madhësia e shkronjave

Arlinda Morina, Antoneta Koci dhe reperi Nichi janë tre banorët e parë që kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, një natë para nisjes së spektaklit të madh.

Pas hyrjes së tyre, Vëllai i Madh u ka komunikuar rregullat që do të vlejnë për këtë fazë të veçantë, duke u bërë të qartë se aventura e tyre sapo ka nisur, por loja e vërtetë ende nuk ka filluar.

Përmes një njoftimi, ai ka zbuluar edhe arsyen pse pikërisht këta tre konkurrentë janë të parët që kanë hyrë në shtëpi, si dhe hapësirat që do të kenë në dispozicion deri në kompletimin e shtëpisë me banorët e tjerë.

Foto: Instagram

Njoftimi i plotë i Vëllait të Madh:

“Arlinda, Antoneta dhe Nichi,

Mirë se erdhët në shtëpinë më të famshme shqiptare. Këtë vit nuk jam më i njëjti.

Sot unë po tejkaloj çdo pritshmëri duke nisur këtë aventurë në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Për herë të parë dyert e kësaj shtëpie janë hapur përpara natës së madhe të spektaklit dhe ju të tre nuk ndodheni këtu rastësisht.

Ditë më parë unë iu vura të gjithëve përballë disa pyetjeve që ua dërgova në WhatsApp, pyetje që kërkonin guxim e përgjigje, vendosmëri dhe gatishmëri për të pranuar të panjohurën.

Ata që do t’u thonin më shumë po pyetjeve të mia ekstravagante do të vinin të parët në shtëpinë time, ju ishit tre më të guximshmit, tre që thatë më shumë po dhe për këtë urime.

Por, Arlinda, Antoneta dhe Nichi, mos e ngatërroni hyrjen në shtëpi me fillimin e lojës. Loja e Big Brother ende nuk ka filluar, ajo do të nisë vetëm kur kjo shtëpi të kompletohet me banorët e tjerë.

Deri atëherë ju jeni banorët e vetëm të kësaj shtëpie në transmetim 24 orë.

Për momentin do të keni në dispozicion vetëm hapësirën e living-ut, kuzhinën dhe ambientin e kujdesit personal, pjesa tjetër e shtëpisë do të mbetet pa-qasshme deri kur loja të fillojë dhe mbani mend diçka fakti që loja nuk ka filluar nuk do të thotë se unë nuk po ju vëzhgoj.

Ju uroj fat sidomos nga nesër e tutje, kur nis loja e vërtetë”. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Foto: Instagram

Komentet