Kusovac ia kujton kryeministrit malazez se Kosova është shtet

Bota

Gazetari malazez, Srgjan Kusovac i ka reaguar kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka deklaruar për herë të dytë se Mali i Zi është shteti më i vogël në Ballkan. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Kusovac tha se kjo deklaratë nuk mund të konsiderohet lapsus, pasi është përsëritur […]

Madhësia e shkronjave

Gazetari malazez, Srgjan Kusovac i ka reaguar kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka deklaruar për herë të dytë se Mali i Zi është shteti më i vogël në Ballkan.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Kusovac tha se kjo deklaratë nuk mund të konsiderohet lapsus, pasi është përsëritur dy herë, duke nënkuptuar se Kosova nuk është shtet.

“Privatisht mund të mendoni çfarë të dëshironi, por si zyrtar i Malit të Zi jeni të detyruar ta trajtoni Republikën e Kosovës si shtet”, shkroi Kusovac, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Spajiq.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008 dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Prishtinën.

Deklarata e Kusovacit rikthen në vëmendje rëndësinë e qëndrimeve zyrtare të përfaqësuesve të institucioneve malazeze ndaj statusit të Kosovës, të cilën Podgorica zyrtare e njeh si shtet të pavarur.

Ndryshe, Mali i Zi ka një sipërfaqe prej rreth 13.812 km² dhe Kosova ka një sipërfaqe prej rreth 10.905 km². /Telegrafi/

Komentet