Një 90-vjeçare nga Ohio ka thyer rekord botëror duke mbajtur pozicionin dead hang”, apo “varje me duar në një shufër”, për gati 3 minuta.
Guinness tha se Ann Crile Esselstyn ishte 90 vjeç e 231 ditë kur mbajti pozicionin e varjes për 2 minuta e 52 sekonda.

Ajo ia mori rekordin Annie Judis, e cila ishte 81 vjeçe kur përfundoi të njëjtën gjë në vitin 2024.
Esselstyn, e cila ka luajtur dhe ka trajnuar 10 sporte të ndryshme gjatë jetës së saj, filloi stërvitjen për përpjekjen e saj për rekord në shkurt.
“Ishte diçka e re për mua të përpiqesha për një rekord, pasi e kam kaluar jetën duke brohoritur për katër fëmijët tanë dhe 10 nipërit e mbesat në ngjarjet dhe arritjet e tyre të ndryshme atletike”, tha Esselstyn për Guinness World Records. /Telegrafi/





