Komuna e Bujanocit ka njoftuar fillimin e punës së 48 asistentëve personalë të angazhuar për nxënësit me nevoja të veçanta. Kontratat për ta janë nënshkruar së fundmi, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes dhe mbështetjes së fëmijëve në sistemin arsimor.
Asistentët do të punojnë me fëmijët në të gjitha nivelet, nga entet parashkollore deri te shkollat fillore dhe të mesme, duke ndihmuar në përfshirjen e tyre dhe zhvillimin personal dhe akademik.

Pagat për këta asistentë arrijnë rreth 12 milionë dinarë, ku 8 milionë vijnë si donacion nga Ministria për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale, dhe 4 milionë janë siguruar nga buxheti i Komunës së Bujanocit.
Ky projekt vlerësohet si një përparim i madh për barazinë dhe mundësitë e barabarta në arsim për të gjithë fëmijët e komunës.




