34 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit të ri – të gjitha zhvillimet pas vendimit të Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm dekretin e 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Sipas vendimit të gjykatës, deputetët kanë 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri, përndryshe Kuvendi do të s...

Nacionale

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm dekretin e 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Sipas vendimit të gjykatës, deputetët kanë 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri, përndryshe Kuvendi do të shpërndahet automatikisht dhe do të organizohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.

Telegrafi do të ju informoj për të gjitha zhvillimet, si dhe reagimet e institucioneve dhe akterëve politikë pas këtij vendimi.

Egnesa Vitia, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas publikimi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e presidentit dhe dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Vitia theksoi se zgjedhja e Presidentit duhet të realizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual të presidentit.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli pavlefshëm dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe u dha afat 34 ditë deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri, liderët dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci theksoi rëndësinë e përgjegjësisë dhe reflektimit.

Nagavci u shpreh se gjatë ditëve në vijim, duhet të angazhohemi të gjithë për të zgjedhur Presidentin dhe për të shmangur edhe një palë zgjedhje, të cilat janë të panevojshme dhe të padrejta.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar prej 34 ditësh, atëherë Kuvendi do të shpërndahet automatikisht, sipas nenit 82 të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin lidhur me çështjen e dekretit të 6 marsit 2026, të presidentes Vjosa Osmani e cila shpërndau Kuvendin e Kosovës.

Sipas aktgjykimit të datës 25 mars 2026, Dekreti i Presidentes është shpallur i pavlefshëm dhe nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Gjykata konstaton se deputetët e Kuvendit kanë në dispozicion 34 ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit, dhe nëse kjo nuk realizohet brenda kësaj periudhe, Kuvendi shpërndahet automatikisht sipas Kushtetutës dhe do të organizohen zgjedhje të parakohshme.Lajmi i plotë >>>>