"20-30 mijë euro në një natë", Fisnik Syla flet hapur për jetën luksoze: Për Fjollën nuk kam pasur ndjenja

Biznesmeni shqiptar që jeton dhe vepron në Belgjikë, Fisnik Syla, ka folur hapur për jetën e tij personale dhe profesionale në një intervistë të dhënë për Monitor TV.

Gjatë rrëfimit të tij, Syla tregoi se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e menjëhershme. Sipas tij, familja e tij e ka nisur gjithçka nga puna në gastronomi dhe hoteleri, ndërsa pas më shumë se 28 vitesh pune kanë arritur të ndërtojnë një rrjet lokalesh në Belgjikë.

Biznesmeni është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh publikon momente nga jeta e tij luksoze, përfshirë makina të shtrenjta dhe udhëtime. Megjithatë, ai thekson se këto gjëra i blen për qejfin e tij personal dhe jo për të treguar statusin.

Në intervistë, Syla zbuloi edhe një detaj nga jeta e natës, duke treguar për shumën më të madhe që ka shpenzuar gjatë një daljeje me miqtë.

– YouTube youtu.be

“Shuma më e madhe që kam shpenzuar në një natë ka qenë rreth 20–30 mijë euro, kur kam dalë me shoqërinë në ndonjë diskotekë”, u shpreh ai.

Nuk mungoi as pyetja për raportin me ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Fjolla Morina. Duke folur për marrëdhënien e tyre, Syla la të kuptohet se lidhja ka qenë më shumë publike sesa reale dhe se nga ana e tij nuk ka pasur ndjenja të forta.

“Çdo gjë mund të shkojë me zor në jetë, vetëm dashuria jo”, deklaroi ai në fund të rrëfimit. /Telegrafi/