Ballina Nacionale Zyrtari i BE-së dërgon letër: Hiqen disa masa pas transferimit të pushtetit...

Zyrtari i BE-së dërgon letër: Hiqen disa masa pas transferimit të pushtetit në veri dhe largimit të policisë nga ndërtesat

6

Zv.kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, njofton se sot ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, “ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës”.
Bislimi konfirmon se “bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro”.
Bislimi pohon se “nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”.