Greva e transportuesve është ndërprerë sot në orën 15:00, duke mundësuar normalizimin e qarkullimit në të gjitha pikat kufitare hyrje–dalje në Serbi dhe në shtetet e rajonit.
Sipas informatave, ndërprerja e grevës ka ardhur pas përgjigjes pozitive të Komisionit Evropian ndaj shumicës së kërkesave të paraqitura nga transportuesit nga shtetet jashtë zonës Shengen. Për disa çështje dhe detaje të mbetura, palët kanë bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë me qëllim të harmonizimit të rregullave të reja.
Normalizimi i qarkullimit pritet të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe aktivitetin e transportit ndërkombëtar, i cili ishte penguar gjatë ditëve të fundit.
Transportuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë përmendur për qëndrimin e tyre të vazhdueshëm gjatë pesë ditëve të grevës, e cila tashmë është mbyllur me rifillimin e qarkullimit normal./BujanociNet/











