Ballina Nacionale Mbrojtja i përgjigjet Gjykatës: Ligji parasheh se mund të arrestohen persona që...

Mbrojtja i përgjigjet Gjykatës: Ligji parasheh se mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë

3

Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, Rodney Dixon po iu përgjigjet pyetjeve të Gjykatës Speciale.
Ai u pyet rreth arrestimeve që pretendohen se kanë kryer ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Siç theksoi avokati, e drejta ndërkombëtare për konflikte të armatosura ushtarake parashikon që mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë.
“E drejta ndërkombëtare për konflikte të armatosura ushtarake parashikon që mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë. Nuk ka asnjë dyshim që personat që përbën rrezik mund të ndalohen. Këtu bëhet fjalë për kushte lufte”, tha Dixon.

- Reklamë -