Diva e muzikës shqiptare, Leonora Jakupi, ka zbuluar detaje të reja për jetën e saj personale në intervistën e dhënë për emisionin “Ëeekend” në Klan Kosova.
Ajo ka folur për herë të parë për lidhjen e saj 15-vjeçare, shkruan Klankosova.tv
Derisa lidhjen e ka cilësuar si shumë stabile, të gjatë dhe plot përkrahje, ku gjen komoditet dhe rehati.
“Është një dashuri 15 vjeçare, e gjatë, stabile, tek e cila gjej shumë komoditet, shumë rehati dhe përkrahje. Jetojmë bashkë, u bë kohë”, tha Leonora, duke theksuar se edhe partneri i saj nuk ka dëshirë të jetë publik.
Ajo gjithashtu ka ndarë një pjesë të ndjeshmërisë së saj, duke shpjeguar se mungesa e babait ka bërë që ajo të hezitojë për të bërë një dasmë, një çështje që e ndjen ende si të ndjeshme dhe të vështirë për t’u realizuar.
Leonora zbulon detaje për lidhjen e saj 15-vjeçare
- Reklamë -











