Tani shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, do të jetë Jehona Lushaku-Sadriu. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ku ka shprehur bindjen se ajo do ta përfaqësoj LDK-në me dinjitet.
“Kam propozuar, profesoreshën Jehona Lushaku Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë. Jehona është një deputete me integritet, me përgatitje akademike dhe përvojë politike, por mbi të gjitha një bashkëpunëtore e afërt, e ndershme dhe e përkushtuar me gjithë qenjen njerëzore në demokracinë parlamentare, në shtetin ligjor dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës – vlera që janë themel i LDK-së. Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon. Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së. Të priftë e mbara, Jehona!”, ka shkruar ai.
Jehona Lushaku bëhet Kryetare e Grupit Parlamentar të LDK-së
- Reklamë -











