Ballina AKTUALE Drejtoria Policore e Medvegjës ndaloi pasivizimin e adresave për shqiptarët, mbeten vetëm...

Drejtoria Policore e Medvegjës ndaloi pasivizimin e adresave për shqiptarët, mbeten vetëm rreth 300 persona

76

Sipas burimeve të sigurta, Drejtoria Policore e Medvegjës ka ndërprerë procesin e pasivizimit të adresave për shqiptarët e Medvegjës, pasi aktualisht nuk ka më mundësi ta kryejë këtë përveç për rreth 300 shqiptarë, kryesisht pleq, që vazhdojnë të jetojnë në këtë komunë, shkruan Nexhat Behluli.

Nexhat Behluli drejtor i RTV Spektrit, në Bujanoc, duke komentuar situatën, ka theksuar për rrjetin social Facebook se:
Normal që e kanë ndërprerë pasivizimin, pasi nga dy herë nuk ka kuptim ta bëjnë. Nuk ka nevojë të lobohen më për Medvegjën, prioritet mbeten Bujanoci dhe Presheva.

Reklama

Ai shton se situata në Medvegjë është aktualisht e qetë, ndërsa institucionet mund të përqendrohen në çështjet administrative dhe të drejtave të shqiptarëve në komunat e tjera të rajonit.

- Reklamë -