Ballina LAJME A po shuhet policia multietnike në Luginën e Preshevës?

A po shuhet policia multietnike në Luginën e Preshevës?

228

Policia multietnike në Luginën e Preshevës u krijua pas Marrëveshjes së Konçulit si garanci minimale për besim dhe përfaqësim të komunitetit lokal në strukturat e sigurisë. Sot, më shumë se 20 vjet më vonë, kjo strukturë po shuhet në heshtje. Policët shqiptarë të gjeneratës së parë po dalin në pension, ndërsa brezi i ri mungon pothuajse tërësisht. Prej vitesh nuk ka pranime të reja të shqiptarëve në polici për Preshevë, ndërsa në terren po shihen gjithnjë e më shumë policë të ardhur nga rajone të tjera, pa lidhje me komunitetin lokal. Kjo ngrit pyetje serioze:

❓

Çfarë ndodh kur të largohen të gjithë policët shqiptarë?

Reklama
❓

A mbetet Presheva pa përfaqësim real në siguri?

❓

A është ende “multietnike” kjo polici, apo vetëm në emër? Në një mjedis të ndjeshëm si Lugina e Preshevës, policia nuk është vetëm çështje uniformash, por çështje besimi. Pa përfaqësim real, ky besim gërryhet. Heshtja e institucioneve është alarmuese. Nëse kjo ishte një zgjidhje pas konflikteve, sot kërkohet një zgjidhje e re – me transparencë, përgjegjësi dhe përfshirje të shqiptarëve.

📌

Përndryshe, një arritje e fituar me shumë mund rrezikon të mbetet vetëm në letër.

- Reklamë -