Ballina Sport Zyrtarizohet kalimi me hapa gjigandi i Vedat Muriqit tek Lazio

Zyrtarizohet kalimi me hapa gjigandi i Vedat Muriqit tek Lazio

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një kalim me hapa gjigandi për Vedat Muriqi në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar që dikur ka qenë pjesë e Teutës, ka kaluar shumë momente të vështira në vitet e mëparshme.

Për të kaluar me ekipet e vogla në Turqi dhe në momentin kur askush nuk besoi se do të shkonte larg, erdhi edhe shpërthimi i këtij lojtari. Golat e shumtë te Rizespori i dhanë një shans të madh Muriqit, ku menjëherë do të fitonte vëmendjen e Fenerbaces.

Edhe në këtë aventurë tregoi aftësitë e tij, duke bërë diferencën te gjigandët e Turqisë.

Vetëm pak minuta më parë është Lacio që zyrtarizon afrimin e Muriqit, atje ku ka pozuar edhe me logon e klubit.

Një numër i madh i gazetarëve dhe fotografëve kanë qenë në këtë moment për të shkëputur pamjet e fundit dhe njëkohësisht për të komunikuar me sulmuesin shqiptar që merrë kështu një mundësi të artë për të lënë gjurmë në elitën e Europë, falë edhe një besimi të madh që i vjen nga Igli Tare.

👋 Welcome in Rome, Vedat!#CMonEagles 🦅

Publiée par S.S. Lazio sur Dimanche 13 septembre 2020

---- ----
----
-----
-----