Ballina Lajme nacionale Zyrtari i LDK-së ‘godet’ Haradinajn’: Nënkryetarja e juaj nuk di të lexojë...

Zyrtari i LDK-së ‘godet’ Haradinajn’: Nënkryetarja e juaj nuk di të lexojë një deklaratë

19
SHPËRNDAJE

Në kohën kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, kanë nisur përplasjet në distancë mes zyrtarëve të partive politike.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka goditur rëndë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarin e saj Ramush Haraidnjn.

Gecaj ka theksuar se AAK-ja është në gjendje të shkelë mbi të gjitha parimet vetëm për të qëndruar në pushtet.

“AAK dhe lideri i tyre Ramush Haradinaj kanë provuar tanimë se janë në gjendje të bëjnë bash gjithçka dhe të shkelin të gjitha parimet e premtimet për të marrë dhe për të mbajt pushtetin. Popullizmi dhe trashja e “dhjamit” do të mbesin kredoja e kësaj qeverie të mbrapsht”, shkruan ndër të tjera në statusin e tij Gecaj.

“Përkundër kësaj, njëra nga nënkryetarët e shumtë të AAK-së, Teuta Haxhiu, duket se as që e ka aftësinë intelektuale për ta lexuar drejt një deklaratë të tillë por me siguri as që edhe e merr mundin të bëjë një gjë të tillë, pasi që e rëndësishme për ta është vetëm të vazhdojnë “kullotjen” edhe për një kohë”, ka shkruar Gecaj.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të tij:

POPULLIZMI I VETMI “ASET” I AAK-së!

AAK dhe lideri i tyre Ramush Haradinaj kanë provuar tanimë se janë në gjendje të bëjnë bash gjithçka dhe të shkelin të gjitha parimet e premtimet për të marrë dhe për të mbajt pushtetin.

Popullizmi dhe trashja e “dhjamit” do të mbesin kredoja e kësaj qeverie të mbrapsht. Deklarata e shteteve të QUINT-it i ishte drejtuar mu Qeverise Haradinaj dhe kësaj nomenklature qeverisëse. Për dy vite radhazi kjo qeveri nuk ka mund të bëj as edhe një hap të vetëm progresiv në çështjet e mëdha, në emrin e të cilave kishin ardhur në pushtet.

Përkundrazi, me qasjen e tyre, i kthyen këto procese në pikën zero, duke rrezikuar kështu edhe sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit! Në mënyrë kundër-kushtetuese i japën autorizim presidentit të vendit të merrej me çështjen e dialogut dhe pastaj me veprime e manovrime prapë kundër-kushtetuese pretenduan të sanojnë situatën të cilën e krijuan vetë.

Kush di të lexoi drejt deklaratën e pesë shteteve më të rëndësishme për ardhmërinë e Republikës së Kosovës, e kupton se këta qeverisës na kanë futë në një udhë pa krye dhe se marrëdhëniet e pushtetit me miqtë tanë nuk kanë qenë asnjëherë më të brishta se sot.

Përkundër kësaj, njëra nga nënkryetarët e shumtë të AAK-së, Teuta Haxhiu, duket se as që e ka aftësinë intelektuale për ta lexuar drejt një deklaratë të tillë por me siguri as që edhe e merr mundin të bëjë një gjë të tillë, pasi që e rëndësishme për ta është vetëm të vazhdojnë “kullotjen” edhe për një kohë.

Fatkeqësisht, duket se të qenurit destruktiv dhe plëngprishës u ishte shpaguar, prandaj edhe nuk shohin asnjë arsye të ndryshojnë qasje. Teuta Haxhiu e bëri të qartë si kristali dje se ata do të vazhdojnë të përdorin të vetmin “aset” që kanë – popullizmin – për të tentuar të marrin edhe një herë pushtetin.

Megjithatë, dua të besoi dhe të shpresoi që këtë herë elektorate do t’i lexoi drejt aspiratat e tyre të sëmura!

-----