Ballina Lajme nacionale Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes takohet me ish-deputetin serb

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes takohet me ish-deputetin serb

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sveçla i VV-së takohet me ish-deputetin serb.

Antari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish deputet i kësaj partie, Xhelal Sveçla, është parë sot në një nga kafiteritë e kryeqytetit së bashku me Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive.

Besohet se temë e këtij takimi është situata aktuale politike në vend, më saktësisht zgjedhjet e parakohshme të cilat pritet të mbahen me 6 tetor.

Telegrafi ka kontaktuar me të dy për të marr një konfirmim lidhur me këtë takim, por që të dy nuk kanë qenë të qasshëm.

Ndryshe, duhet theksuar se Nenad Rashiq konsiderohet si politikan serb që njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk përshtatet me politikat e shtetit serb për Kosovën. Për këtë gjë, ai ishte sulmuar në Prishtinë, por edhe ndalur në kufirin me Serbinë.

---- ----
----
----- ----
-----