Ballina Lajme nacionale Zyrtari i lartë amerikan: SHBA-ja nuk mund ta detyrojë Kosovën të heq...

Zyrtari i lartë amerikan: SHBA-ja nuk mund ta detyrojë Kosovën të heq taksën

30
SHPËRNDAJE

Zëvëndësndihmës sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane, Mathew Palmer ka thënë sot se SHBA-ja nuk mund ta detyrojë Kosovën që ta heq taksen.

“Qartë ia kemi bërë të ditur autoriteteve të Kosovës se taksat për mallrat nga Serbia duhet të hiqen ose të pezullohen, por unë mendoj se idetë që shumë njerëz i kanë në Beograd, që SHBA-të mund ta detyrojnë Prishtinën që të sjellë disa vendime, janë të pavërteta dhe jo të drejta për Kosovën”, tha për FoNet zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer

“Kosova ka politikën e saj dhe vendos vetë”, shpjegoi Palmer, por theksoi se SHBA kanë “një ndikim”, që përpiqen ta përdorin konstruktivisht. Siç theksoi ai, Uashingtoni do të donte që taksat të hiqen nga tavolina, pasi janë pengesë për përparim.

“Beogradi, megjithatë, me Prishtinën duhet të negociojë për taksat, dhe jo me Shtetet e Bashkuara”, tha në mënyrë eksplicite Palmer.

-----