Ballina Lajme nacionale Zyrtarët e MPJ-së nuk japin llogari për shpenzimin e buxhetit të shtetit

Zyrtarët e MPJ-së nuk japin llogari për shpenzimin e buxhetit të shtetit

12
SHPËRNDAJE

Udhëtimet e kushtueshme të zyrtarëve të MPJ-së, s’japin llogari për shpenzimin e buxhetit të shtetit.

Zyra Kombëtare e Auditorit ka publikuar të gjeturat për ministrinë e Punëve të Jashtme.
Auditori në ministrinë e udhëhequr nga Behgjet Pacolli ka gjetur parregullsi të mëdha në shpenzimet e udhëtimeve zyrtare, shkruan lajmi net.

ZKA ka sqaruar Udhëzimit Administrativ Nr. MSHP 2004/07 për Shpenzimet e Udhëtimeve Zyrtare, shpenzimet e mjeteve të marrura avanc, duhet të arsyetohen në afat prej 15 ditësh pas kthimit nga udhëtimi. Rregulli i njëjtë vlen edhe për shpenzimet e realizuara përmes kredit kartelave.

Mirëpo ky udhëzim administrative nuk ishte reskpektuar nga zyrtarët e MPJ-së.

Auditori ka vërejtur se shpenzimet e realizuara gjatë vitit 2018 përmes kredit kartelave në vlerë 67 mijë e 959 eurosh nuk janë arsyetuar sipas kërkesave.

Kjo dukuri e ka rritur vlerën e avanceve të pa asrsyetuara në pasqyrën vjetore financiare.

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Auditori ka identifikuar një rast ku avanci për udhëtim zyrtar në vlerë 6 mijë eurosh i tërhequr në fund të vitit 2017, nuk ishte arsyetuar fare e madje ky avanc nuk ishte paraqitur fare në pasqyrën financiare vjetore të vitit 2018.

Një gjë e tillë është rregulluar vetëm pas pranimit të draftraportit të auditimit.

“Pas pranimit të draftraportit të auditimit, janë mbyllur/arsyetuar shpenzimet me kredit kartela në vlerë 39,087€. Veç kësaj, 5,600€ tjera, në pamundësi të arsyetimit të shpenzimeve, janë kthyer para të gatshme nga shfrytëzuesi i kredit kartelës. Gjithashtu, edhe mjetet nga avanci i vitit 2017 prej 6,000€ janë kthyer, dhe të njëjtat janë në procedurë të regjistrimit në Thesar”, thuhet nga Auditori.

Sipas ZKA-së, mos arsyetimi i shpenzimeve të udhëtimeve dhe mos-mbyllja e avanseve, rritë rrezikun që paratë publike të jenë përdorur në kundërshtim me qëllimet e synuara dhe me rregullat e aplikueshme.

Ministri, sipas Auditorit duhet të siguroj se në të gjitha rastet kur zyrtarët nuk i kanë arsyetuar shpenzimet e udhëtimit në pajtim me rregullat, shumat e pa arsyetara t’u ndalen nga pagat.

Kjo sipas tyre do të ndikoj në rritjen e përgjegjësisë së stafit në kryerjen e obligimeve ligjore për arsyetimin e shpenzimeve dhe mbylljen e avanseve, në pajtim me rregullat në fuqi.

-----