Ballina Sport ZYRTARE: U pajis me pasaportë shqiptare si “pasuri kombëtare”, ganezi i Ilir...

ZYRTARE: U pajis me pasaportë shqiptare si “pasuri kombëtare”, ganezi i Ilir Metës largohet nga Shqipëria

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Winful Cobbinah ka braktisur Shqipërinë.

Futbollisti ganez ka lënë Tiranën, për t’u transferuar në Egjipt Ceramica Cleopatra FC.

Ai u bë fillesa e zbulimit të një skandali të madh nga ana e presidentit, me dhënien e nënshtetësive.

Cobbinah u pajis me pasaportë shqiptare brenda 8 orëve, në mënyrë që Tirana të mashtronte UEFA-n dhe të luante me 5 lojtarë të huaj në Europa League.

Përveçse Meta shkeli ligjin në mënyrë skandaloze, duke e pajisur Cobbinah me pasaportë shqiptare, me pretendimin se ai është “pasuri kombëtare”, rezultoi që ai kishte edhe problem me ligjin në Shqipëri, pasi ishte në një proces gjyqësor për falsifikim të lejes së qendrimit në Shqipëri.

Cobbinah u dënua pak ditë më parë me 4 muaj burg, të cilat iu konvertuan me 100 orë punë të detyruar, por tashmë ai është larguar nga Shqipëria.

Me siguri që do të na nderojë në Egjipt, si “pasuri kombëtare” e Shqipërisë.

(TemA)

---- ----
----
-----
-----